Lajme
Zhduket një grua në Prishtinë


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukjeje të raportuar në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh, më 14 gusht 2025, rreth orës 15:03, një grua kosovare ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është nën procedurë hetimore dhe policia po punon për gjetjen e saj./Insajderi



















