Lajme
Zhduket një djal me probleme shëndetësore në Deçan


Një person me probleme shëndetësore raportohet se është zhdukur në Deçan. Babai i tij ka kërkuar ndihmë në polici. Ai është nga fshati Carrabreg i Deçanit
“PERSON I ZHDUKUR- Carrabreg, Deçan / 30.08.2025 – 04:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
















