Lajme
Zeqirja Ibrahimi në Saraj: “Muhamedi është këtu për të bërë punë, jo llafe”

Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirja Ibrahimi, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të këtij koalicioni në Saraj. Në fjalimin e tij, ai theksoi rëndësinë që kjo komunë dhe Shkupi kanë përfaqësim si në pushtetin lokal, ashtu edhe në atë qendror.
“Saraji e ka fatin që Muhamedi të jetë në krye, si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë lokal të qytetit të Shkupit. Muhamedi është këtu për të bërë punë dhe jo llafe,” u shpreh Ibrahimi, duke nënvizuar mbështetjen për kandidatin e VLEN-it.



















