Connect with us

Lajme

Zbulohet plantacion me 500 bimë droge në Gjilan- Këta janë emrat e tre të arrestuarve

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën tre persona për kultivim të rreth 500 dimë të llojit Kanabis në fshatin Zhegoc të rajonit të Gjilanit.

Gazeta Insajdderi ka mësuar se personat e arrestuar janë: Ardit Sylejmani rreth 34-vjeçar, Rinor Ahmeti rreth 27-vjeçar dhe Rinas Zeqiri rreth 25-vjeçar.

Të dyshuarit janë dërguar nëmbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Insajderin se bimët narkotike ishin të mbjella në katër sera dhe ndodheshin në një fazë të avancuar të zhvillimit.

Gjatë aksionit, forcat policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin. Si rezultat, tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE| Pamje të reja nga Zhegovci-vendi ku u gjeten disa sera me drogë në Gjilan

NA NDIQ NË FACEBOOK