Lajme
Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i shkon aspak në mendje të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president, duke theksuar se mandati i tij në këtë post do të përfundojë për një vit e gjysmë.
“Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as që më shkon ndër mend të ndryshoj Kushtetutën për ta bërë këtë. Nuk jam diktator, siç më paraqesin zakonisht në mediat austriake. Karrierën time si president do ta përfundoj për një vit e gjysmë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin austriak, Christian Stocker, në Beograd.
“Do të ndihmoj dikë dhe do të luftoj që ata që mendoj se mund ta çojnë Serbinë përpara të kenë sukses në zgjedhje – këtë do ta bëj patjetër. Nga cilat pozita, kjo nuk është temë tani, dhe as nuk mund ta them”, deklaroi ai.
















