Lajme
Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës, ishte i dënuar më parë për vrasje


Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoritëve.
Sipas informacioneve të Top Channel, Lleshaj ka qenë i dënuar me parë me burgim për veprën penale “Vrasje me dashje”.



















