Shqipëri
Vrau kushëririn, pse ndodhi krimi i tmerrshëm në Shkodër
Publikuar
para 1më

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Abat të Shkodrës, ku një konflikt i vjetër mes kushërinjsh për pronësinë e tokës përfundoi në vrasje. Viktima, Piro Prroni, 61 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga kushëriri i tij, Ndoc Maçaj, 58 vjeç.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00. Sipas raportimeve, dy kushërinjtë po pinin në të njëjtën tavolinë kur nisi konflikti. Piro Prroni u qëllua me një plumb në shpatull, plagë që rezultoi fatale. Përveç dy gëzhojave të pistoletës, policia gjeti në vendin e krimit edhe dy mjete prerëse, një thikë dhe një kmesë.
Vetëdorëzimi i autorit
Pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, pas negociatave me Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, ai u vetëdorëzua në komisariat rreth orës 02:30 të mëngjesit, duke dorëzuar edhe armën e krimit. Policia njoftoi se Maçaj ishte nën efektin e alkoolit dhe pritet t’i merret dëshmia për të zbardhur plotësisht motivet e krimit.
Shkaku i konfliktit
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm mbi pronësinë e tokës, që kishte nisur prej më shumë se 10 vitesh. Rritja e tensioneve dyshohet se erdhi si pasojë e procesit të fundit të regjistrimit të pronave në zonë, i cili rihapi mosmarrëveshjet mes palëve.
Ndoc Maçaj akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Viktima, Piro Prroni

You may like

Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit

Karma

Qoku: Soravia, ALTA Banka… pasuria e Ali Ahmetit është rritur astronomikisht pas vitit 2016

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta falimentonin shtetin”

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

Demant Publik:Lidhur me pretendimet e publikuara ndaj Forumit Rinor Islam – Shkup
ASH: VLEN-i po vuan nga amnezia politike, ALTA Banka hyri kur ishte pjesë e Qeverisë

Mexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankave

Sulm me armë në “Gjorçe” Shkup: 23-vjeçari rrihet nga tre persona, njëri e godet me pistoletë dhe qëllon në ajër e drejt tij

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Përplasja për Alta Bankën, Taravari: VLEN po kërkon fajtorë gjithandej
