Connect with us

Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani, 20 vite karrierë personale, 0 projekte për Çairin

Publikuar

më

“Për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi.

Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai. Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët.

Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij. Ai kërkon mbështetje nga Çairi, jo për Çairin, por që të kthehet përsëri në pushtet. Nëse dëshiron të mësojë çfarë është Çairi, le të ecë nëpër rrugët e tij dhe të shohë gjendjen e vërtetë.

Qytetarët e Çairit nuk duan më politikanë me fjalë boshe, karrieristë, por duan përkushtim, punë të vërtetë dhe rezultate konkrete.

Jo vetëm që nuk solli projekte për Çairin, por Osmani as nuk shuan dot egon e tij personale. Përjashton edhe atë rini të pakët që ka mbetur në BDI, duke e përdorur si shtizë për flamuj partiakë e jo si potencial për ndryshim. Sot, ajo rini është larguar prej tij dhe është rreshtuar fuqishëm pas Izet Mexhitit dhe VLEN-it, sepse aty gjen vizion, perspektivë dhe respekt.

Çairi ka nevojë për punë dhe zhvillim, jo për një politikan që për 20 vite e ka parë këtë komunë vetëm si shkallë për karrierë personale.” theksohet në komunikatën e VLEN-it.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme21 minutes ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri2 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme3 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri5 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme6 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni7 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri7 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme9 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme11 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme11 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

NA NDIQ NË FACEBOOK