Connect with us

Lajme

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para, stoli dhe një armë me leje

Publikuar

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjakovë më 27 gusht 2025, rreth orës 23:30.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli/bizhuteri si edhe një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë, e cila ishte e pajisur me leje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK