Sport
Vdekja e parandjerë e kësaj kampioneje olimike dhe “amaneti human” i lënë pas

Autoritetet kanë braktisur përpjekjet për të gjetur trupin e biatlonistes olimpike gjermane Laura Dahlmeier, e cila vdiq në një aksident alpinizmi në Pakistan këtë javë.
Dahlmeier u konfirmua i vdekur të mërkurën, pasi u godit nga shkëmbinj që binin ndërsa ngjitej në një lartësi prej 5,700 metrash në majën Laila në vargmalin Karakoram.
Siç u tha, përpjekjet për të rikuperuar trupin e saj u braktisën për shkak të kushteve “të rrezikshme” në vend.
Disa nga kolegët e Dahlmeier-it konfirmuan se fituesja e dy medaljeve të arta olimpike kishte thënë se nuk donte që trupi i saj të gjendej nëse kjo do të vinte në rrezik ndonjë shpëtimtar të mundshëm.
Pra, kishte lënë një lloj amaneti si ta parandjente që do kishte në fund të tillë.
Alpinisti gjerman Thomas Huber, pjesë e një ekipi që tentoi të gjente e ta nxirrte trupin e së ndjerës nga humnera ku ka rënë, u tha gazetarëve: “Ne kemi vendosur që ajo të qëndrojë, sepse kjo ishte dëshira e saj.”
Një tjetër anëtar i ekipit të shpëtimit, amerikani Jackson Marvell, i tha AFP-së se do të ishte “mungesë respekti” të gjendej trupi i saj në kundërshtim me dëshirat e saj.
Marvell tha: “Gjetja e trupit të Laurës mund të jetë e mundur, por përfshin rreziqe të pabesueshme, si në këmbë ashtu edhe me helikopter.”

Partnerja e ngjitjes së Dahlmeier, Marina Krauss, e cila ishte me të në kohën e incidentit, tha në një konferencë për shtyp të enjten: “E pashë Laurën të goditej nga një shkëmb i madh dhe pastaj të binte poshtë. Dhe që nga ai moment, ajo nuk u ndje më,” u tha Krauss gazetarëve.
Krauss tha se nuk mundi të kontaktonte më Dahlmeier-in dhe kërkoi mbështetje nga jashtë.
“Ishte e pamundur për mua të shkoja atje në mënyrë të sigurt,” tha ajo. Disa të dhëna flasin se ajo ka dhënë shpirt menjëherë nga goditja. Pra, nuk ka qenë në jetë kur ka rënë poshtë në humnerë, ose ose, në thellësinë ku ka rënë nuk ka qenë për asnjë moment e gjallë

Dahlmeier fitoi shtatë medalje ari në karrierë.
Ajo u tërhoq nga garat profesioniste në 2019 në moshën 25 vjeçe. /tesheshi.com/






















