Lajme
Vdekja e një mbreti skenik si Pippo Baudo

Pippo Baudo, një simbol i spektaklit italian, ekuivalenti mashkullor i të ndjerës Rafaela Cara, ka vdekur në Romë në moshën 89 vjeç.
Një ikonë e televizionit italian, ai drejtoi trembëdhjetë festivale të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga Canzonissima deri te Domenica In.

Baudo ndërroi jetë, sipas raportimeve, në spitalin në Campus Biomedico në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij dhe i ngushëlluar nga lutjet fetare.
“Fytyra dhe zëri i tij kanë shoqëruar breza të tërë, duke sjellë emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Giorgia Meloni në X.

“Me ndarjen nga jeta të Pippo Baudos, Italia humbet një nga fytyrat më të dashura dhe më të njohura në historinë e saj televizive. Me të, ka humbur personifikimi më autoritar dhe popullor i një pjese themelore të autobiografisë artistike italiane. Një showman me ndjeshmëri të madhe kulturore, i aftë të bashkojë brezat përmes gjuhës së argëtimit, Baudo, përmes televizionit, pati aftësinë të rrëfente vendin në transformimet e tij”, u tha nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli.

Një legjendë e televizionit italian, ai lindi në Militello në Val di Catania më 7 qershor 1936. Me një karrierë e gjatë si protagonist skenik, ai u nderua me titullin e Cavaliere di Gran Croce të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, njohja më e lartë, të cilën presidenti Sergio Mattarella ia dorëzoi në Pallatin Quirinale më 22 shtator 2021. /tesheshi.com/



















