Lajme
Valbon Limani: I gatshëm për sfidën e 4 viteve të ardhshme me projekte për një Gostivar më modern

Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për ZYRTARE.net ka theksuar se puna e tij dhe e ekipit që e mbështet është e orientuar drejt së ardhmes së qytetit, me synimin për ta zhvilluar dhe përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve.
“Unë dhe ekipi im, sepse të gjitha punët e mira bëhen me ekip të mirë, besojmë se jemi të gatshëm t’i hyjmë kësaj sfide për katër vitet e ardhshme. Kemi planifikuar projekte me rëndësi për komunën dhe qytetin tonë dhe besoj se do të bëjmë më të mirën që në ato katër vite këto projekte të realizohen, duke i dhënë një pamje tjetër qytetit dhe duke rritur kualitetin e jetesës së qytetarëve të Gostivarit,” u shpreh Limani.
Ai theksoi se prioritet mbetet ndërtimi i një Gostivari më modern, me projekte të prekshme që sjellin ndryshim të dukshëm si në infrastrukturë, ashtu edhe në jetën e përditshme të komunitetit.
















