Bota
Ushtria zraelite miraton zyrtarisht planin për të pushtuar Gazën

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, ka miratuar zyrtarisht një plan për të pushtuar Qytetin e Gazës, raportuan mediat lokale.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, pritet ta miratojë zyrtarisht planin të martën e ardhshme, sipas transmetuesit zyrtar të Izraelit, KAN.
Kabineti i Sigurisë dhe Politikës do të takohet më vonë këtë javë për të miratuar planin, tha KAN , duke shtuar se Nitzan Alon, zyrtari i ushtrisë përgjegjës për të burgosurit dhe pengjet, mori pjesë në diskutimet që çuan në vendim, raporton TRT World, përcjell Zyrtare.net.




















