Connect with us

Bota

Tmerr në ajër, shpërthen zjarr në motorin e avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi

Publikuar

Pasagjerët e një fluturimi nga Korfuzi për në Dyseldorf përjetuan momente tmerri kur motori i djathtë i avionit u përfshi nga flakët.

Aeroplani Condor B757-300, gjatë ngritjes dhe në një lartësi prej rreth 1,500 metrash, filloi të digjej në motorin e djathtë. Në atë moment, qytetarët dhe vizitorët mbi portin e Korfuzit dëgjuan një zhurmë të fortë.

Sipas mediave greke, avioni bëri një kthesë rrethore dhe u drejtua fillimisht paralel me pistën. Më pas u ngjit në një lartësi prej 6,000 deri 8,000 këmbësh dhe u drejtuar drejt aeroportit të Brindisit në Itali, ku u sigurua ulja e sigurt.

Ngjarja shkaktoi frikë te pasagjerët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK