Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Obiliq


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 15:00 në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.


















