Connect with us

Maqedoni

Taravari pret në takim Bruno Cekën: Diskutim për sfidat e shqiptarëve dhe fuqizimin e faktorit shqiptar në SHBA

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim me z. Bruno Ceka, lobist dhe aktivist të njohur për çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të takimit ishin sfidat dhe të arriturat e Kongresit Panshqiptar, rëndësia e forcimit të faktorit shqiptar në SHBA si dhe çështjet që prekin interesat e shqiptarëve anembanë botës.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rolit të mërgatës shqiptare në forcimin e bashkëpunimit me administratën amerikane, me synimin që zëri dhe të drejtat e shqiptarëve të jenë më të fuqishme dhe më të mbrojtura.

“Bashkëpunimi, uniteti dhe angazhimi janë çelësi për të çuar përpara çështjen shqiptare kudo”, theksoi Taravari pas takimit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK