Connect with us

Lajme

Standard i ri në sportin vendor – Tifozët e Shkëndijës dhe Vardarit urojnë njëri-tjetrin

Publikuar

Një moment historik jo vetëm për futbollin shqiptar në Maqedoni, por për gjithë sportin vendor është shënuar pas triumfit të Shkëndijës kundër Steauas në Bukuresht. Fitorja me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj skuadrës rumune ka bërë që skuadra tetovare të sigurojë minimalisht fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – një arritje e jashtëzakonshme për futbollin vendor.

Por, ajo që ka befasuar opinionin publik edhe më shumë sesa fitorja në vetvete, është reagimi i rrallë dhe i paprecedentë i tifozëve. Në rrjetet sociale dhe forumet sportive, janë vërejtur komente urimi dhe përgëzimi nga tifozë të ekipeve të ndryshme, përfshirë edhe rivalët tradicionalë të Shkëndijës, tifozët e Vardarit.

Në një klimë të zakonshme të tensionuar sportive, sidomos kur bëhet fjalë për përballjet shqiptaro-maqedonase në sport, ky solidaritet dhe respekt i ndërsjellë është përshëndetur nga shumë qytetarë si një “standard i ri në sportin vendor”, duke treguar se sporti mund të jetë faktor bashkimi dhe jo ndarje.

Komentet si: “Respekt për Shkëndijën, fitore e madhe për të gjithë vendin” dhe “Ky sukses është krenari për futbollin tonë, pa dallim ngjyrash”, kanë dominuar nën lajmin e kualifikimit të Shkëndijës.

Screenshot

NA NDIQ NË FACEBOOK