Lajme
Situata alarmante me zjarret, Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të disa fshatrave të largohen


Shqipëria po përballet me situatë alarmante si pasojë e zjarreve në Gramsh.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë u ka bërë thirrje urgjente banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë që largohen.
“Thirrje urgjente… Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, thuhet në njoftim.




















