Connect with us

Lajme

Si e arsyeton Linda Rama gjynjëzimin e të shoqit ndaj Melonit

Publikuar

Së fundi, opinioni mund të mësojë se ç’mendon bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda, mbi gjestet apo vendimmarrjet tejet të diskutueshme të njeriut krah saj, që ndryshe nga një shërbëtor i përulur që duhej të ishte ndaj shqiptavëe(dhe jo ndaj Melonit), sillet si të ishte pronar i tyre dhe i Shqipërisë, duke e qeverisur këtë vend keq e më keq.

Deri më tani, shqiptarët nuk kanë mundur ta lexojnë gruan e fisme afër njeriut që i qeveris, rolin e butë të saj mbi bashlëshortin, ndikimin e ngrohtë te saj për të amortizuar sadopak paradokset e tij. Pra, si të ishte bashkëshortja e Edit e si jo, Edi është po ai, pasi nuk e shfaq askund dhe në asnjë aspekt rolin e pretenduar të saj. Ndaj dhe aureola e zonjës në fjalë, ajo e një zonje në karakter, ngjan si një atribut që i është mveshur sforcërisht.

Në një intervistë për Newbomb, Linda Rama thotë shumëçka pa thënë në thelb asgjë, ku qerthullon në një lloj sofizimi bosh për të justifikuar të shoqin.

Fjala vjen, si e sheh ajo sjelljen deri dhe karagjoze të të shoqit me kryeministren italiane, së cilës i ulet në gjynjë si adoleshent i vonuar, nën vanitetin e pashërueshëm për të qenë me patjetër lajm?

“Bëhet fjalë për të njëjtin Edi që shkon në takimin me presidentin Macron apo në takime të tjera të rendësishme me atlete të bardha apo Edin që në një rast bënte dirigjentin e liderave të vendeve të BE përpara se aparati fotografik të shkrepte foton familjare diku në Bruksel apo Edin që nuk nguron të marrë tabakanë e të bëjë kamarierin për të ftuarit e tij në fund të një aktiviteti kulturor në COD. Edi është atipik dhe atipizmi i tij nuk ka se si të mos marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare të cilat jetojnë me lajmin. Mua vetë, artistikisht, më ka pëlqyer kur kam parë Edin më të shkurtër se Giorgia Meloni”, e arsyeton kështu bashkëshortja Linda Rama.

Por leximi i rëndë i kësaj është sjellja kontraverse e Ramës sipas një tipologjie të urryer nga Zoti: të atyre që janë ankth për familjet e tyre brenda shtëpisë e lumturi për shoqërinë jashtë saj. Me njerëzit që qëveris ai kurrë nuk ka qenë i përulur veç rasteve kur i janë dashur vota.

Po si e arsyeton Linda një furi të të shoqit pa sens mbi qeverisjen lokale, duke shkelur ligj e Kushtetutë, fyer dhe dinjitete nerëzore?

Thjesht një tjerrje sofistike pa thelb: “Nga sa është shpjeguar, ky zhvillim ka marrë shkas pikërisht nga niveli i besimit të marrë në zgjedhje dhe pritshmëria e qytetarëve për një zhvillim të ri edhe në raport me hapërsirën publike. Por mbase mosushtrimi në kohë apo siç duhet i disa prej kompetencave në fushën e juridiksionit të pushtetit vendor, në kushtet kur sfidat e qyteteve të mëdha janë bërë edhe më të mëdha, ka sjellë në rendin e ditës nevojën për një shkundje tërësore në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve. Unë nuk ka se si ti di të gjithë argumentet dhe kundëargumentet mbi këtë zhvillim. Ajo që mund të them është që performanca e pushtetit lokal është përfitim apo kosto e përditshme për qytetarin dhe cilësi e rritur apo e munguar jetese për të. Se çfarë nuk funksionon në mekanizmin zbatues, atë të kontrollit dhe llogaridhënies në bashkitë tona, nevojitet të kuptohet…”.

Pra, nga sa kuptohet prej intervistës së Linda Ramës, ajo thjesht zotëron afësinë e mërzitshme për t’ja justifikuar të gjitha cenet qeverisëse të shoqit, diçka që ngjashëm e ka bërë dhe Nexhmija e Enverit apo Liria e Saliut. /tesheshi.com/  

       

NA NDIQ NË FACEBOOK