Connect with us

Lajme

Sejdiu takohet me banorët e Pallaticës, premton projekte të reja zhvillimore

Publikuar

Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili garon edhe për një mandat të ri, ka zhvilluar një takim me disa banorë të fshatit Pallaticë.

Në kuadër të vizitës së tij, u diskutua për çështje kyçe infrastrukturore dhe zhvillimore, përfshirë:

Rikonstruksionin e rrugës nga Pallatica drejt Zhelinës

Ndërtimin e sallës së sportit

Përmirësimin e sistemit të ujësjellësit

Sejdiu bëri të ditur se shumë shpejt do të prezantohet një plan zhvillimor për ta shndërruar Pallaticën në një zonë urbane dhe të zhvilluar.
“Bashkë ndërtojmë, bashkë zhvillojmë komunën tonë”, u shpreh ai gjatë takimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK