Lajme
Sabriu: Nga premtimet, te rezultatet konkrete në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka bërë të ditur se puna e përkushtuar dhe bashkëpunimi me Ministrin Fatmir Limani dhe ekipin e ministrisë kanë sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.
“Kur puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi sjellin suksese – rezultatet janë të prekshme,” deklaroi Sabriu, duke theksuar disa nga arritjet:
Mbi 250 punësime të reja në sektorë të ndryshëm
150+ punësime në Qendrat për Punë Sociale, për shërbime më të shpejta dhe cilësore
100+ vende të reja pune në kopshtet e fëmijëve, për kujdesin e gjeneratës së re
15 edukatore dhe përgdhelëse të kopshtit “8 Marsi” në Strugë, pas 5–16 viteve pasigurie, tani me kontrata të përhershme
Përfshirja e 8 shqiptarëve në ekipin e Bankës Botërore
Rritja e numrit të këshilltarëve shtetërorë shqiptarë nga 1 në 5
Përfaqësim i zgjeruar për komunitetin turk dhe rom.
Sipas Sabriut, këto janë dëshmi se vizioni dhe puna konkrete mund të kthejnë premtimet në realitet, duke sjellë ndryshime të prekshme për të gjithë qytetarët.















