Connect with us

Lajme

Ramadani në Svillare: Jam këtu për të dëgjuar dhe për të sjellë projekte konkrete për Sarajin

Publikuar

Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Iljas Veseli, vizitoi fshatin Svillare ku u takua me banorë dhe familje të shumta.

Ramadani theksoi se pritja dhe mikpritja e banorëve të Svillarës e dëshmojnë forcën e komunitetit dhe gatishmërinë e tij për të ecur përpara.

“Çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë mirëpritëse më rikujtoi se forca e një komuniteti qëndron te njerëzit e tij, tek bujaria, solidariteti dhe dëshira për të ecur përpara,” tha Ramadani.

Ai shtoi se qëllimi i tij është të dëgjojë nga afër problemet e qytetarëve dhe të punojë për projekte konkrete që, sipas tij, do ta përmirësojnë jetën e përditshme në fshatra dhe në gjithë komunën e Sarajit.

NA NDIQ NË FACEBOOK