Maqedoni
Ramadani e Veseli me banorët e Çajlanës: Iu premtojnë ujë të pijshëm dhe rrugë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani së bashku me kryetarin në detyrë dhe njëherit bartës liste Iljas Veseli kanë vazhduar turin për fitoren e madhe të Tetorit duke takuar banorët e Çajlanës për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre të cilat i paraqitën si kërkesa konkrete që janë prioritet i zhvillimit të fshatit:
– rregullimi i rrugës kryesore nga shkolla deri në Çajlanë të Epërm,
– asfaltimi i rrugicave në lagjet e Ismanit, Vajsheve, Hetemit dhe Safitit,
– përmirësimi i ujësjellësit për çdo familje etj.
















