Lajme
Ramadani dhe Vejseli me mesazh të përbashkët: Përpara me dinjitet dhe unitet

Në një takim me Kryetarin aktual të Komunës së Sarajit, Iljaz Vejseli, kandidati për kryetar Saraji, Blerand Ramadani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në funksion të sfidave dhe zgjedhjeve që e presin komunën në periudhën e ardhshme.
Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive, ku të dy palët ndanë qëndrime të përbashkëta mbi të ardhmen e Sarajit, duke theksuar nevojën për dinjitet institucional, vizion kombëtar dhe përfshirje qytetare.
“Me Kryetarin Iljaz Vejseli, në frymën e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale – për ta çuar Sarajin përpara me unitet, dinjitet dhe vizion të përbashkët kombëtar.” deklaroi Ramadani.

















