Connect with us

Lajme

Protestë në Tiranë kundër gjenocidit në Gaza: “Nga Tirana në Gaza – Zëri i lirisë nuk ndalet”

Publikuar

më

Shumë qytetarë të Shqipërisë janë tubuar në Sheshin Skënderbeu nën sloganin “Nga Tirana në Gaza – Zëri i lirisë nuk ndalet” për të dënuar gjenocid izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza dhe për të shprehur solidaritet me viktimat palestineze, raporton Anadolu

Protesta, e organizuar nga disa shoqata dhe forume, shënon të 15-tën që nga fillimi i ofensivës izraelite në Gaza. Pjesëmarrësit, të cilët ishin rreth 2 deri në 3 mijë, mbanin pankarta dhe thirrnin slogane në mbështetje të Palestinës.

Folësit para turmës kërkuan ndalimin e menjëhershëm të gjenocidit, mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete dhe ndalimin e përdorimit të urisë si armë ndaj popullit të Gazës.

“Shqipëria nuk mund të jetë në anën e gabuar të historisë”, theksuan organizatorët e protestës.

Ata denoncuan “lidhjet e qeverisë së Shqipërisë me Izraelin”, si dhe kërkuan “shkëputjen” e këtyre lidhjeve dhe dënimin e akteve gjenocidale që po ndodhin në Gaza.

Ata kërkuan “shkëputjen e lidhjeve” të qeverisë shqiptare me Izraelin dhe dënimin e akteve gjenocidale që po ndodhin në Gaza.

Protestuesit kishin planifikuar të marshonin drejt Rrugës së Kavajës, por u ndaluan nga forcat e Policisë së Shtetit. Pavarësisht kësaj, protesta vazhdoi paqësisht në shesh, duke përçuar mesazhin e saj kundër agresioni izraelit në Gaza.

Organizatorët e protestës ishin: Forumi mediatik “Mexhlis”, Shoqata “Thirrja për Mirësi”, Shoqata “TUMED”, Forumi Musliman i Shqipërisë, Unioni Shqiptar i Teologëve, Shoqata “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe Shoqata “Ensar”.

Lajme58 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK