Connect with us

Maqedoni

Prej sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore

Publikuar

më

Nga Qeveria njoftojnë se nga sot hyn në fuqi vendimi me të cilin tregtarët duhet të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë, përcjell TV21. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera.

“Me këtë vendim ulen çmimet e çantave të shpinës dhe çantave të dorës, fletoreve, blloqeve, kolazheve, lapsave dhe stilolapsave (ekonomikë, plastikë), ngjyrave të drurit dhe dyllit, plastelinës, brumit për modelim, bazave, flomasterëve dhe markerëve, ngjyrave tempera, akrilike të ujit dhe furçave, vizoreve dhe materialeve didaktike, mprehëseve dhe gomave për fshirje, gërshërëve për fëmijë, kutive, ngjitësit, kompasit, kalkulatorëve, letrës dekorative, dosjeve dhe çantave të kartonit dhe materialeve për punëdore, si dhe produkteve të tjera të nevojshme për nxënësit, gjë që do të thotë çmime më të ulëta dhe qasshme për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.

Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes.

Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit shitës ose në ndonjë vend të dukshëm në dyqan, duhet të jetë i afishuar qartë dhe dukshëm një poster me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty.”

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK