Connect with us

Bota

Polonia i dërgon notë proteste Rusisë pas rrëzimit të një droni në territorin e saj

Publikuar

Ministria e Jashtme polake i dërgoi sot një notë proteste Ambasadës Ruse në Varshavë për shkak të një droni që u rrëzua dhe shpërtheu në territorin polak, tha zëdhënësi i ministrisë Pawel Wronski.

Në notën, e cila do t’i dorëzohet edhe Ministrisë së Jashtme ruse, Varshava thekson “shkeljen e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Polako-Rus, si dhe të Konventës së Çikagos”.

Autoritetet polake e përshkruan incidentin si “një hap qartësisht armiqësor ndaj Polonisë dhe Bashkimit Evropian”.

NA NDIQ NË FACEBOOK