Connect with us

Maqedoni

Perinski: Numri i këshilltarëve komunalë përcaktohet nga numri i banorëve rezident, kërkesat e opozitës nuk kanë bazë ligjore

Publikuar

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, konfirmoi se institucionet po bëjnë çmos që ndryshimet e reja në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale të votohen deri më 12 shtator, kur është caktuar seanca e fundit parlamentare para zgjedhjeve.

Ai theksoi se projektligji është përgatitur për më shumë se gjysmë viti, me konsultime dhe debate të gjera me të gjitha palët e interesuara, përfshirë koordinatorët e grupeve të opozitës në Kuvend.

“Më vjen keq që as BDI dhe as LSDM nuk arritën të kapërcejnë dhe mbështesin ndryshimet, megjithëse ato lidhen drejtpërdrejt me forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal”, tha Perinski.

Sipas tij, risitë kryesore janë: futja e mundësisë së revokimit të kryetarit të komunës me referendum, policia komunale e detyrueshme si dhe transmetimi transparent i seancave të këshillave komunale.

Ai foli edhe për numrin e këshilltarëve nëpër komuna, duke shpjeguar se Qeveria kishte ndërhyrë tashmë në përputhje me ndryshimet në numrin e banorëve.

“Në 17 komuna pati korrigjime, në 14 numri i këshilltarëve u ul dhe në tre u rrit”, tha ai.

Ministri shtoi se kërkesat e opozitës për përfshirjen e të gjithë popullsisë në regjistrim nuk janë të justifikuara, sepse sipas ligjit, këshilltarët zgjidhen bazuar në numrin real të banorëve në komunë.

“Nuk ka shembull në botë ku jo-rezidentët merren si parametër për këshilltarët. Qeveria i sqaroi këto dilema që në fillim”, theksoi Perinski.

Lajme12 seconds ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri1 minute ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë6 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme6 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajme7 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni7 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Lajme8 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

Shqipëri2 hours ago

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Lajme3 hours ago

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Kosovë4 hours ago

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë ”, mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Maqedoni4 hours ago

Humbi jetën pasi dyshohet se e goditi rryma gjatë larjes së automjetit

NA NDIQ NË FACEBOOK