Connect with us

Ndryshe

Pas tragjedisë së motrave Dhimaku, Elvis Naçi zbulon lajmin e madh për Islin 7-vjeçar

Publikuar

Një dritë shprese është ndezur për familjen Dhimaku, pas tragjedisë së rëndë ku dy motrat humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor. Vajzat, të cilat punonin duke shitur misra për të ndihmuar në kurimin e të vëllait të tyre, u shuan teksa ishin nisur drejt spitalit për ta vizituar.

Isli, 7-vjeçari që vuan nga një sëmundje e rëndë, tashmë ka mbërritur në spitalin Bambino Gesu në Romë, ku do të nisë trajtimin e specializuar. Ky hap shënon një moment vendimtar për shëndetin dhe jetën e tij.

Lajmin e ka ndarë me publikun humanisti Elvis Naçi, i cili ka qenë pranë kësaj familjeje që nga dita e parë e tragjedisë. “Amaneti u krye! Shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të shërohet. Ai tani po fillon kurimin e një sëmundjeje të vështirë, por ne të gjithë të lutemi për djalin e vogël që të kthehet i shëruar në shtëpi,” – shkroi ai, duke iu lutur Zotit që t’i japë forcë mjekëve për shërimin e fëmijës.

Pas dhimbjes së pamasë për humbjen e dy vajzave, vëmendja e familjes dhe e opinionit publik është përqendruar tek Isli. Të gjithë shpresojnë që ai të dalë fitimtar nga kjo betejë dhe të rikthehet i shëndetshëm pranë prindërve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK