Connect with us

Kosovë

Pas Haxhi Avdylit, na ‘rrëqeth’ edhe Faton Peci: E refuzuan mbesën e nënës Ajshe, do ta kujtoj gjithë jetën

Publikuar

Pas dështmit të Donika Gërvallës që të bëhet kryeparlamentare, janë lëshuar në sulm eksponentët e VV-së.

Pas një postimi rrëqethës nga Haxhi Avdyli, një të tillë e ka bërë edhe Faton Peci.

Postimi:

Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.

Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.

Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!

NA NDIQ NË FACEBOOK