Connect with us

Shqipëri

Parlamenti i ri pret dekretin e Presidentit, 72 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend

Publikuar

më

Pas pushimeve të gjata të verës, politika shqiptare do të rikthehet në skenë me një shtator të ngjeshur.

Me mbylljen e mandatit të Kuvendit aktual më 9 shtator, Parlamenti i ri do të hapë dyert pasi Presidenti i Republikës të përcaktojë datën me një dekret, që sipas Kushtetutës nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë.

Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa axhendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës, i cili është 81 vjeç.

Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

Fryma e re në përbërjen e parlamentit të ri është e dukshme: 72 deputetë hyjnë për herë të parë, më së shumti nga radhët e socialistëve, të cilët do të përfaqësohen me 53 emra të rinj dhe 14 nga PD. Më e reja e Kuvendit është Marjana Koceku, 24 vjeçe, ndërsa më i vjetri është Sali Berisha.

Për socialistët fitues, sfida e parë mbetet formimi i qeverisë së re. Brenda 10 ditëve nga nisja e legjislaturës, kryeministri Edi Rama do të dorëzojë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zyrtarizimi kërkon të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, Kushtetuta kërkon që qeveria të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës.

Tradita politike e së majtës e paraprin këtë proces me Asamblenë Kombëtare, e cila këtë vit është planifikuar në ditët e fundit të muajit gusht. Në këtë forum priten njoftimet për kabinetin Rama 4, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar.

Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë parlamentin dhe qeverinë e re.

Që prej vitit 2013, Rama ka ruajtur në poste disa figura të pandryshuara. Rekordin e mban Mirela Kumbaro me mbi 9 vite në qeveri, e ndjekur nga Ogerta Manastirliu me 8 vite. Të dyja konsiderohen pjesë e skuadrës më jetëgjatë të kabinetit socialist.

The post Parlamenti i ri pret dekretin e Presidentit, 72 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend first appeared on JavaNews.al.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri29 minutes ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme1 hour ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri3 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme4 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri6 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme7 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri8 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë9 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni10 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK