Lajme
Osmani: Një Çair me rend dhe modern do ta bëjmë realitet

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim me kryefamiljarë të komunitetit boshnjak dhe banorë të tjerë në Këshillin Vendor “Skënder Metallari”.
“Në Teneqe mahallë , sonte u takova me kryefamiljarët e komunitetit boshnjak dhe me fqinjët e tjerë që iu bashkuan bisedës sonë. Patëm një diskutim shumë dinamik e të hapur, ku folëm për lëvizjen e re gjithpopullore që është ngritur në Çair për një kapitull të ri, një Çair me rend, modern dhe pa korrupsion. Ky është vizioni ynë dhe së bashku do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Bujar Osmani.














