Lajme
Opozita një koalicion, më shumë emra!

Opozita shqiptare edhe pse e bashkuar po shpërfaq çdo ditë më shumë krizën e mos funksionimit.
Dje, krahu i Selës nga Aleanca për Shqiptarët shpalli kandidatët për zgjedhjet lokale duke u rreshtuar nën emrin “Fronti Europian”, ndërkohë që vetëm disa ditë më parë, krahu i Taravarit përdori emërtimin “Aleanca Kombëtare për Integrim” për të promovuar kandidatët e vet.
Një koalicion, dy emra, dy realitete të ndryshme! Nga ky dualizëm emërtimesh pritet të shihet se a është lapsus politik apo ndonjë mospajtim i brendshëm rreth emrit që do të mbaj koalicioni.
















