Connect with us

Ndryshe

Nuk arriti të shkojë as në funeral, Mirlind Daku shënoi dy gola dhe ia dedikoi gjyshit të ndjerë

Publikuar

Në futboll ka momente që shkojnë përtej sportit – e një i tillë ndodhi së fundmi me Mirlind Dakun në Rusi.

Pak orë para ndeshjes, Daku mori lajmin më të rëndë, për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij të dashur. Trajneri i ofroi mundësinë të mungonte në ndeshje për të marrë pjesë në varrim, por përgjigjja e sulmuesit ishte e prerë dhe plot emocion: “Në varrim nuk mund të arrij… por mund t’i bëj një nder tjetër gjyshit tim – në fushë.”

Dhe kështu bëri. Daku u hyri në fushë me një forcë shpirtërore të jashtëzakonshme dhe shënoi dy gola vendimtarë. Në momentin e festës ai hoqi fanellën, duke zbuluar një maicë me fotografinë e gjyshit të ndjerë. Lot, emocion dhe respekt – stadiumi shpërtheu në duartrokitje.

Dy golat nuk ishin thjesht statistika për Dakun. Ishin një dedikim i pastër, një përshëndetje e fundit për njeriun që e kishte ndjekur në çdo hap të jetës së tij.

Ky gjest i Mirlind Dakut tregon fuqinë e futbollit për të bartur histori njerëzore, dhimbje e dashuri, dhe për ta shndërruar një ndeshje në një kujtim të paharrueshëm.

Kujtojmë se Mirlind Daku u shpallë edhe lojtar i ndeshjes.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK