Lajme
Një propozim nga Tirana pas protestës anti-Speciales në Prishtinë

Miku më i ngushtë i Hashim Thaçit në politikën e Tiranës, kryeministri Rama, ka prodhuar politikë me
shkas protestën e fuqishme në Prishtinë kundër Speciales në Hagë, e cila prej pesë vitesh mban pas hekurave krerët e UÇK-së, nën akuza që duken të gatuara në Beograd e jo që bijnë vërtet era drejtësi.
Për Ramën, duhej që si politika kosovare e si ajo shqiptare të dilnin me një rezolutë të përbashkët për atë që po ndodh, gjykimin e padrejtë ndaj Thaçit & Co.
“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!
Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim
menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱
Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”, shkuan ai. /tesheshi.com/





















