Connect with us

Lajme

Nis ndërtimi i “Kullës Muze të UÇK-së” në Krojmir – për nder të kujtesës historike dhe sakrificës për liri

Publikuar

Me krenari dhe përkushtim të veçantë, në fshatin Krojmir ka nisur ndërtimi i “Kullës Muze të UÇK-së”, një projekt simbolik që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së brezave që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Kulla Muze” do të shërbejë si një pikë referimi për brezat e ardhshëm, duke rikujtuar sakrificat, guximin dhe përpjekjet për çlirim, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK