Bota
Ngjarje e rende! Fëmija 4-vjecar humb jetën nga i nxehti

Një fëmijë 4-vjeçar, i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sasarit.
Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar nën diellin përvëlues.
Fëmija është gjetur pa ndjenja brenda automjetit, ku temperatura kishte kaluar 50 gradë Celsius.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin “Santissima Annunziata” në Sasar, e më pas dërguar me urgjencë në spitalin “Gemelli” në Romë.
















