Connect with us

Ndryshe

Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

Publikuar

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Adanas në Turqi, ku një nënë është filmuar teksa vraponte pas vajzës së saj 11-vjeçare në rrugë, duke mbajtur një thikë buke në dorë.

Sipas mediave turke, gruaja e cila dyshohet se vuan nga probleme të rënda mendore, u hodh mbi vajzën në lagje, duke shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin aty pranë. Fatmirësisht, fqinjët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin, duke parandaluar një tragjedi.

Videoja e ngjarjes është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Autoritetet kanë konfirmuar se e mitura është e sigurt dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Ndërkohë, nëna është arrestuar dhe është dërguar për ekzaminim psikiatrik. Policia turke ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.Ngjarja ka hapur debat të madh në opinionin publik turk mbi mungesën e mbështetjes për personat me probleme mendore dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste të tilla.

@dhaAnne, kızını sokakta bıçakla kovaladı; o anlar kamerada Adana’da fenalık geçirdiği belirtilen kadın, 11 yaşlarındaki kızını ekmek bıçağıyla mahallede kovaladı. Çocuğun mahalledekilerin yardımıyla motosikletle uzaklaştırıldığı anlar, cep telefonu kamerasına yansıdı. Yusuf YILDIZ/ADANA, (DHA) #DHA #Haber #Adana #Çocuk #Anne

♬ Demirören Haber Ajansı – orijinal ses – Demirören Haber Ajansı

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK