Connect with us

Bota

Ndodh për herë të parë në histori, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit

Publikuar

më

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka urdhëruar arrestimin e Kim Keon Hee, bashkëshortes së ish-presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, duke e bërë atë ish-zonjën e parë të parë në historinë e vendit që përfundon në pranga.

Vendimi i gjykatës së qarkut qendror të Seulit krijon një situatë të paprecedentë, pasi të dy anëtarët e një ish-çifti presidencial ndodhen njëkohësisht në paraburgim.

Yoon Suk Yeol u rikthye në qeli në korrik, ndërsa po hetohet për një tentativë të dështuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Kim përballet me akuza të rënda, përfshirë manipulimin e aksioneve të kompanisë Deutsch Motors mes viteve 2009-2012, me fitime që kalojnë 800 milionë won (rreth 428 mijë paund).

Ajo akuzohet gjithashtu për marrjen e mbi 270 milionë won në financime politike të paligjshme përmes sondazheve falas, të cilat thuhet se i përdori për të ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë konservatore People Power gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022.

Akuza e tretë lidhet me pranimin e dhuratave luksoze – përfshirë çanta Chanel dhe bizhuteri të shtrenjta – nga Kisha e Bashkimit, në këmbim të trajtimit të favorshëm të projekteve zhvillimore në Kamboxhia.

Gjykatësi Jeong Jae-wook argumentoi se vendimi për arrestim u mor për shkak të “frikës për shkatërrim të provave”. Kim ka mohuar të gjitha akuzat, duke u ankuar se “edhe çështje nga para martesës po nxirren në pah”.

Ish-zonja e parë do të mbahet në qendrën e paraburgimit Nambu në jugperëndim të Seulit, e ndarë nga burri i saj, i cili ndodhet në një tjetër institucion që prej korrikut.

Kim Keon Hee ka qenë një figurë shumë e komentuar gjatë presidencës së Yoon, e përfshirë në skandale si ai i famshmi i “çantës Dior”, ndërsa kohët e fundit i janë revokuar edhe titujt akademikë për plagjiaturë.

Advertisement
Shqipëri27 minutes ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme1 hour ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni2 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri3 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme4 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni5 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri5 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme6 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme6 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme7 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme7 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme7 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK