Connect with us

Maqedoni

Naser Ziberi: Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ishte bërë në tre faza

Publikuar

Njëzet e katër vjet më parë, u nënshkrua marrëveshja e cila do të ishte drita në fund të tunelit për shqiptarët që me vite kërkronin të drejtat e tyre, e që ishte edhe shkaku i konfliktit të armatosur. Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001, e cila do t’i jepte fund konfiktit të armatosur njësiteve ushtarako-policore dhe UÇK-së, ishte ditë triumfi, por zbatimi i plotë i saj edhe sot pas 24 viteve ende le për të dëshiruar.

Sipas njërit nga përpiluesit e kësaj Marrëveshje Naser Ziberit, moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka tre faza. Faza e parë, është mosrealizimi i saj brenda 4 viteve, ashtu siç parashihte vetë marrëveshja. E dyta, cilësia e marrëveshjes, e cila u dëmtua që në procesin e ndryshimeve kushtetuese, me ndryshimin e tekstit të preambulës dhe pastaj ligjeve tjera dhe faza e tretë sipas tij, është ajo me të cilën po ballafaqohemi aktualisht, dëmtimi edhe i asaj që që është arritur. Zanafilla e kësaj duket të jetë pikërisht te mënyra se si u përmbyllën nogociatat.

Naser Ziberi, përpilues i Marrëveshjes së Ohrit

Negociatat u ndërprenë pa ndonjë marrëveshje të harmonizuar nga të dy palët si rezultat i ngjarjeve të Karpallakut e për pasojë të të cilave pala maqedonase e bojkotoj procesin e vazhdimit të negociatave dhe marrëveshja u nënshkrua ashtu siç ishte deri në atë moment më 9 gusht të vitit 2001 dhe pastaj finalizimi apo ceremonia e nënshkrimit para kamerave u bë më 13 gusht”.

Ziberi kujton kohën e zhvillimit të negociatave, të cilat kishin zgjatur për më shumë se dy muaj, e të cilat thotë se kanë qenë shumë të vështira.

Naser Ziberi, përpilues i Marrëveshjes së Ohrit

Për çdo kërkesë të shqiptarëve pala maqedonase ka pas mendim ndryshe, respektivisht ka kundërshtu kërkesat e palës shqiptare për gjithë përmbajtjen e Kushtetutës…ndërkombëtarët i kanë dëgjuar argumentet tona dhe mendimin e palës tjetër dhe pastaj kanë dalë me një mendim të tyre se cila do të ishte zgjidhja që do t’i afronte të dy palët”.

Arritja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit sipas Ziberit është eleminimi i procesit të majorizimit në vendimmarrjet në Kuvend, pasi ligjet që tangojnë të drejtat e shqiptarëve, por edhe komuniteteve tjera, nuk mund të sillen pa pëlqimin e shumicës së deputetëve shqiptarë. Ngjajshëm me këtë edhe emërimet e bartësve të rëndësishëm të funksioneve. Ndërsa shton se një nga të metat e marrëveshjes që e njëjta gjë nuk është bërë edhe për vendimet Gjykatës Kushtetuese dhe tek zgjedhja e Qeverisë sepse në këtë mënyrë theksoi se do të eliminohej kjo që sot është shumë aktuale se kush përfaqëson shqiptarët, kush është legjitim e kush jo.

Lajme29 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni1 hour ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri2 hours ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme3 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme7 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri7 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme8 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK