Lajme
Murtezi i përgjigjet akuzave për “heshtje”: Fjalët do t’i vlerësojnë qytetarët

Bartësi i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Komunën e Çairit, Muhamed Murtezi, ka reaguar pas kritikave për “heshtjen” e tij publike pas zyrtarizimit të kandidaturës.
“Vetëm dy-tre ditë nga zyrtarizimi im, dikujt iu paska dukur sikur ka kaluar një javë. E kuptoj dertin, por nuk kam zgjidhje – ajo do të vijë më 19 tetor,” shkroi Murtezi në një postim.
Ai theksoi se përvoja e tij 35-vjeçare në jetën kulturore dhe shoqërore e ka mësuar të flasë kur është e nevojshme, jo për të bërë “zhurmë pa dobi”. Sipas tij, ky parim do të ndiqet edhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Kjo është hera e parë dhe e fundit që bëj një sqarim të tillë. Nuk kam ndërmend të merrem me shpifjet dhe sulmet personale pa argument. Vërtetësinë e tyre ia lë Zotit në Ditën e Gjykimit, ndërsa fjalët dhe veprat tona do t’i vlerësojnë banorët e Çairit në ditën e votimit,” përfundoi Murtezi./Zyrtare.net/

















