Connect with us

Lajme

MPB ende “po merr masa”, Grubi dhe Bajrami të pakapshëm

Publikuar

më

Tetë muaj pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar për ish kryeministrin Artan Grubin dhe ish drejtorin e Llotarisë së Maqedonisë së Veriut Përparim Bajramin, nga Ministria e Punëve të Brendshme për Portalb.mk thonë se “MPB po merr masa të përshtatshme taktike dhe operative për të gjetur dhe arrestuar personat” e lartpërmendur në kërkim.

Nga aty i bëjnë thirrje secilit që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre, ta ndajnë atë me forcat e rendit në stacionin më të afërt të policisë.

Entuziazmi i policisë nuk është sikur ai në fillim. Kujtojmë se çka thoshte i pari i ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas arratisjes se Grubit.

“Nëse nuk kthehet vullnetarisht, do të gjejmë një mënyrë adekuate për ta kthyer”, pati deklaruar ministri Toshkovski, më 26 dhjetor 2024, pak ditë pasi ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi e kaloi kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Më 16 janar 2025 Toshkovski tha se ka informacione operative, por që për momentin nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar për vendndodhjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

MPB herë pas here deklarohet se “Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të vendeve në të cilat, sipas informacioneve operative, mund të gjendet personi”.

Nga aty theksojnë se në rast të gjetjes, do të vijojnë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim kthimin e tij në vend.

Fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin. Foto: Printscreen nga ueb-faqja e MPB-së.
Fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin. Foto: Printscreen nga ueb-faqja e MPB-së.

Kujtojmë se, Grubi kërkohet me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Në fund të vitit 2024, Artan Grubi së bashku me gjykatësin Enver Bexheti u futën në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin.

Shqipëri7 minutes ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Lajme1 hour ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Shqipëri3 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Lajme4 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Shqipëri5 hours ago

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Lajme6 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni8 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri8 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Lajme9 hours ago

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Maqedoni10 hours ago

Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!

Shqipëri11 hours ago

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Maqedoni11 hours ago

Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

NA NDIQ NË FACEBOOK