Shqipëri
Moti i keq – 20 persona me lëndime paraqiten në Spitalin e Traumës

Moti i keq që përfshiu vendin pasditen e kësaj të shtune (30 gusht) ka shkaktuar edhe lëndime në njerëz. Burime për RTSH-në bëjnë me dije se në Spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 20 qytetarë, ku 10 prej të cilëve janë larguar pasi kanë marrë mekimin, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të marrin shërbim mjekësor në ambientet e spitalit.
Ata janë goditur nga objekte që u ngritën në ajër për shkak të erës së fortë dhe furtunës që përfshiu Tiranën.
Po ashtu, era e fortë ka thyer edhe disa pemë në kryeqytet, ndërsa shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete. Në Lezhë, Vlorë e Lushnjë uji ka bllokuar disa akse rrugore, teksa ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.















