Connect with us

Lajme

Ministri Durmishi me lajm të mirë për nxënësit: Zbritje deri në 15% për pajisje shkollore

Publikuar

besar durmishi

Nga sot, 15 gusht, deri më 15 shtator, hyn në fuqi masa “Shporta shkollore”, e cila synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve për përgatitjet e vitit të ri shkollor.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, theksoi se kjo nismë është dëshmi e përkushtimit për të mbështetur arsimin dhe qytetarët.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët do të mund të blejnë pajisje shkollore me zbritje deri në 15%, duke përfshirë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë dhe mjete të tjera të nevojshme. Produktet që bëjnë pjesë në këtë masë do të kenë shenjën “Më pak shpenzime, më shumë për ty”.

Sipas Durmishit, pritet që këtë vit kursimet për një nxënës të arrijnë deri në 2.000 denarë, duke lënë më shumë mjete për nevoja të tjera të familjes. Vitin e kaluar, kjo masë solli përfitime të ndjeshme për mijëra familje, ndërsa këtë vit është zgjeruar për të siguruar që çdo fëmijë të nisë vitin me shanse të barabarta dhe buzëqeshje, dhe prindërit të ndiejnë një lehtësim real në buxhetin familjar.

Ministri uron të gjithë nxënësit për një vit shkollor të suksesshëm, të lumtur dhe të mbushur me arritje./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK