Maqedoni
Mimoza Baftijari-Bakiji nga Zhelina, emërohet drejtoreshë në Institutin për biokimi klinike

Një tjetër emër nga Zhelina ngjitet në majat e institucioneve akademike dhe shëndetësore në vend. Doc. Dr. Spec. Mimoza Bafqari-Bakiji është emëruar sot Drejtoreshë e Institutit të Biokimisë Klinike pranë Qendrës Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Ky institut është një ndër qendrat më prestigjioze në fushën e mjekësisë laboratorike dhe kërkimit shkencor në vend, dhe emërimi i saj në krye të këtij institucioni përfaqëson një arritje të rëndësishme për komunitetin profesional dhe më gjerë.
Me një karrierë të ndërtuar me përkushtim, dije dhe integritet, Dr. Bafqari-Bakiji vjen nga Zhelina.
















