Connect with us

Lajme

Mendi Qyra: Do t’i japim fund kaosit në trafik, do te zhvillojmë ekonominë dhe turizmin (FOTO)

Publikuar

Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, ka deklaruar se qyteti në dy dekadat e fundit jo vetëm që ka mbetur në vendnumëro, por për fat të keq ka bërë hapa pas.

“Është koha të kthehemi 20 vite pas dhe t’i bëjmë ato punë që sot nuk duhej të përmendeshin më si premtime kyçe. Kam identifikuar 5 projekte të rëndësishme infrastrukturore, të cilat me përvojën time menaxheriale, mund të garantoj se do t’i japin fund kaosit në trafik, do përmirësojnë cilësinë e jetës dhe shëndetit, si dhe do zhvillojnë ekonominë dhe turizmin paralelisht”, tha Qyra.

Ai theksoi se mbi të gjitha dëshiron që këto zgjedhje të shërbejnë si shembull i një kulture të re politike.

“Le ta përqendrojmë energjinë tonë tek ajo që ka vërtet rëndësi: një e ardhme më e mirë #PërStrugën”, përfundoi Mendi Qyra.

NA NDIQ NË FACEBOOK