Connect with us

Lajme

Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

Publikuar

më

Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paketën e re të masave ekonomike të presidentit Aleksandar Vuçiç, qëndrimin e Brukselit ndaj protestave studentore dhe ndikimin e nacionalizmit në shoqëri, raporton Deutsche Welle.

Gazeta “Die Presse” e cilëson paketën e Vuçiçit si “masa të mrekullueshme” populiste që kanë efekt afatshkurtër, ku për gjashtë muaj do të ulen çmimet e rreth 3.000 produkteve, duke hyrë në fuqi nga 1 shtatori.

Sipas “Rheinpfalz”, Komisioni Evropian prej muajsh reagon “ritualisht dhe joefikas” ndaj zhvillimeve në Serbi, duke mos ushtruar presion real ndaj Beogradit, pasi vendi shihet si faktor kyç për stabilitetin në Ballkan. Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania vazhdojnë të japin fonde milionëshe, por besimi i qytetarëve serbë te perspektiva evropiane po bie. Raporti thekson gjithashtu se Serbia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia dhe Kina, ndërsa Vuçiç e sheh Perëndimin më shumë si partner ekonomik, e jo si model të demokracisë institucionale.

„Der Spiegel“: Dy skenarë për të ardhmen

Në një intervistë për “Der Spiegel”, politologu Vedran Xhihiq deklaron se Serbia ndodhet në një moment kyç: ose do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ose ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës. Ai thekson se vala e protestave është e larmishme — nga e majta deri tek nacionalistët — ndërsa nacionalizmi prej dekadash e ka formësuar shoqërinë serbe.
Për të ardhmen e lëvizjes, sipas tij, duhet të hapen edhe temat e vështira si Kosova, gjenocidi në Srebrenicë dhe përballja me të kaluarën. Si shenjë pozitive, ai përmend solidaritetin e shfaqur në Novi Pazar midis serbëve ortodoksë dhe boshnjakëve myslimanë — një mundësi për një “pamje tjetër të Serbisë”.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni5 minutes ago

Grubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymuese

Shqipëri35 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri4 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme5 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni6 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni9 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

NA NDIQ NË FACEBOOK