Sport
“Lufta” mes Kosovës e Zvicrës për talente: Agim Ademi takon Hajdarin, Avdullahun e Asllanin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar tre lojtarët kosovarë që luajnë te Hoffenheimi, Leon Avdullahun, Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar, Albian Hajdari, debutoi në Bundesligë, teksa po kërkohet me ngulm nga kombëtarja e Kosovës por edhe ajo e Zvicrës, duke e konfirmuar kështu që po zhvillohet mes dy kombëtareve për “talente”,
Përveç Hajdarit, Zvicra ditë më parë pati shfaqur interesim edhe për Leon Avdullahun, por ky i fundit zgjodhi që ta përfaqësoj Kosovën, njofton Klankosova.tv.
Sot Hoffenheimi humbi me rezultat 1:3 nga Eintracht Frankfurti, ku Avdullahu asistoi te goli i nderit për vendasit.






















