Connect with us

Lajme

Lladrovci i kundërpërgjigjet Tahirit e Krasniqit: Deklarata për keqardhje, pas fyrjes me “dadën Razë” shpifjet po vazhdojnë

Publikuar

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përgjigjur ndaj deklaratave të Memli Krasniqit e Abelard Tahirit.

Krasniqi ka thënë se qytetarët në Drenas nuk e durojnë fyerjen, shkruan Insajderi.

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues”, thuhet në shkrimin e tij.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel. Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin”.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK