Connect with us

Lajme

Kryetari i “Shvercerave” i reagon Bujar Osmanit: 12 vite treguat 0 interes për Fc Shkupin

Publikuar

Kryetari i tifogrupit “Shvercerat”, Fatmir Jashari, ka reaguar ndaj kandidatit të AKI-së për Çairin, Bujar Osmani, i cili sot doli me një plan për të shpëtuar klubin Fc Shkupi.

“Si kryetar i ‘Shvercerat’, dua të bëj apel që politikanët të mos keqpërdorin gjendjen e klubit për poena politik. Sidomos këtë e them për z. Bujar Osmanin, i cili sot u shfaq me një plan për shpëtimin e klubit, por që nuk ka treguar asnjëherë interes gjatë 12 viteve të fundit, qoftë si ministër apo zv. kryeministër. 12 vite kanë kaluar me 0 interes, ndaj sot nuk ka të drejtë morale të përmendë emrin e klubit tonë për përfitime momentale politike,” ka deklaruar Jashari.

Ai shtoi: “Stop politizimit! Klubi nuk është fletushkë zgjedhore, është histori, gjak dhe dashuri!”

NA NDIQ NË FACEBOOK